Të dyja opsionet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.
Një nga avantazhet kryesore të stërvitjes në palestër është atmosfera. Ju shikoni të tjerët që stërviten dhe nxiteni të punoni me të njëjtin përkushtim. Nga ana tjetër, duke qënë se palestrat janë të pajisura me paisje tejet profesionale ju japin mundësinë të kryeni ushtrime të ndryshme (për pjesë të ndryshme të trupit), në përputhje me programin tuaj stërvitor. Të pasurit e një trajneri personal është një tjetër avantazh i stërvitjes në palestër, përtej motivimit, ata ju mësojnë sesi të stërviteni siç duhet për të shmangur lëndimet dhe për të pasur rezultate sa më efektive. Palestrat janë gjithashtu një mjedis interesant socializimi sepse ju vendosin në kontakt me njerëz të rinj. Një nga disavantazhet kryesore të stërvitjes në palestër është pamundësia për të gjetur gjithmonë hapësirën e nevojshme kohore, largësia nga vendi i punës apo vendi i banimit i pengon individët për të qënë sistematikë në frekuentimin e tyre.
Një nga avantazhet më të mëdha të stërvitjes në shtëpi është fleksibiliteti për t’u ushtruar kur të keni mundësi. Kostoja e ulët ose kostoja zero e bën stërvitjen në shtëpi të preferuar nga shumë individë. Ju mund të stërviteni duke u bazuar në njohuritë që keni ose duke përdorur video ilustruese që mund ti gjeni online. KUJDES! Tregohuni të kujdesshëm për të zgjedhur video ilustruese të përgatitura nga profesionistë.
Ndërkohë një nga disavantazhet më të mëdha të lidhura me stërvitjen në shtëpi ka të bëjë pikërisht me pjesën e motivimit. Të stërviturit vetëm e bën të vështirë ruajtjen e motivimit për një kohë të gjatë, ndërkohë është më kollaj gjetja e arsyeve për të justifikuar mos stërvitjen.