Nga: DORIAN META/ Specialist i Traumave dhe Rehabilitimit
Studimet e kryera në dy problemet paraprake të COVID kanë evidentuar pas SARS-CoVD në 2002, Kinë dhe MERS-CoV 2012 në Arabinë Saudite fokolare që paraqesin modele me prevalencë të sulmit ndaj indit respirator polmonar nga ku lindin edhe komplimacione serioze deri në rrezikshmërinë e jetës së pacientit. Pas polmonitit nga COVID-19 mundet të jenë të shpeshta dhe me një rëndësi të vecantë fibrozat polmonare me ndryshime permanente të funksionit respirator dhe përkeqësimin e BPCO ( Bronco Pneumoni Obstruktive). Me eliminimin e fazës kritike të patologjisë, mbeten shqetësime në lidhje me organet e tjera si:
- Reduktimi i funksionit polmonar si pasojë e rënies së kapacitetit ventilator
- Kohë e gjatë e të ndenjurit në shtrat
- Humbje të peshës trupore si dhe reduktim të tonusit dhe masës muskulare
- Deficit të sferës emotive dhe konjitive
- Tipologjia e pacientit Post-covid 19
Pacientët Covid-19 të cilët e kanë kaluar fazën akute të sulmit viral diferencohen në tre kategori:
- Asintomatikët të cilët kanë kaluar në ambientet e shtëpisë periudhën e infeksionit
- Të shtruar në repartet e patologjive infektive ose në pavionet e pneumologjisë të cilët kanë dalur nga spitali me deficite të ulta respiratore dhe lokomore.
- Të shtruarit në terapinë intensive, të intubuar me respirator mekanik dhe të nxjerrë nga spitali me deficite motore, respiratore dhe neurologjike.
Përcaktimi i ndryshëm i këtyre situacioneve vjen si pasojë e niveleve të tjera në kompromentimit respirator të atij motor nga ku duhet mirëformuluar rrugëtimi rehabilitativ. Pjesa më e madhe e pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 vazhdojnë të kenë prezencën e shenjave dhe simptomave të problemeve organike të ardhura nga sulmi viral. Intensitet janë diferente sipas individëve.
Disa nga problemet më të shpeshta që shfaqin pacientët Post-COVID-19 janë:
- Vështirësi në Deambulim ( edhe në distanca të shkurta)
- Vështirësi për të lëvizur në krevat
- Vështirësi për të ndenjur ulur me kohë të gjatë
- Vështirësi për tu ngritur dhe ndenjur në këmbë
- Vështirësi në lëvizje edhe në ambiente më distancë të shkurtër
- Asteni e fortë
- Dhimbje muskulare dhe artikulare
- Perceptim i rëndomtë ndaj lodhjes
- Vertigo
- Dispne nga sforco e moderuar
- Dekubitues
- Debules muskulare
- Kapsllëk
- Ankth/depresion
- Disorientim dhe konfuzion mendor
Në fazat e rekuperimit të post polmonitit si pasojë e COVID-19 rëndesa respiratore sjell vështirësi edhe në ekzekutimin e aktiviteteve normale të ditës. Kjo shtohet si problematikë sidomos kur bëhet fjalë për pacientët e moshës së tretë, ndaj të cilëve rritet ngarkesa e simptomave post COVID-19.
Sipas disa studimeve të kryera në nivel ndërkombëtar ka rezultuar që SARS-COV2 mundet të ndikojë në nivel të Sistemit Nervor Qëndror duke përkeqësuar kapacitetet konjitive sidomos tek moshat e treta. Ja përse rekuperimi ndaj COVID-19 kërkon ndërhyrjen e një ekipi multidisiplinor që të jenë ekspert të fushës respiratore, të asaj motore, rehabilitative dhe asaj neurologjike.
Mundet të përdoren instrumenta të ndryshëm vlerësimi ndaj këtyre pacientëve sikurse RPE (Rating of Perceived Exertion) të Borg, përmes këtij tesi vlerësohet sforcoja e perceptuar gjatë një stërvitjeje ose ushtrimeve rehabilitative. BBS (Berg Balance) vlerëson ekuilibrin përmes të cilit zhvillohen aktivitetet funksionale rehabilitative. Këto shkalla kanë funksione të ndryshme të kapaciteteve fizike të pacientëve post COVID-19. Vlerësojnë lodhjen e perceptuar përgjatë sforcos së një aktiviteti, dispnenë në impaktin që ka për stilin e jetesës, ekulibrin dhe riskun për rrëzime si dhe kapacitetin funksional përmes të cilit do zhvillohen ushtrimet rehabilitative.
Objektivi kryesor në lidhje me COVID-19 është në fushën e aparatit respriator dhe atij muskular, pasi këta janë më të prekurit I pari si sulm direkt i virusit dhe i dyti si pasojë e imobilizimit të zgjatur. Arsye për të cilën, njëherë të kaluar infeksioni duhet sa më shpejtë të kontaktojmë me fizioterapistin apo fiziatrin për të filluar rehabilitimin fizik.