Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët ka arritur nivele epidemike në mbarë botën, duke sjellë ndikime serioze në shëndetin e tyre fizik, mirëqenien sociale dhe psikologjike, si edhe në vetvlerësimin e tyre. Fëmijët obezë ka të ngjarë të mbeten mbipeshë edhe në moshë madhore, si edhe janë dukshëm më të rrezikuar për t’u prekur në moshë të re nga sëmundjet jo të transmetueshme si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Mekanizimi i zhvillimit të mbipeshës nuk është kuptuar plotësisht dhe besohet se është një çrregullim me shumë shkaqe.
Faktorët mjedisorë, preferencat e jetesës dhe mjedisi kulturor luajnë rol kryesor në rritjen e prevalencës së obezitetit në mbarë botën.