Ne jemi një grup profesionistësh në fushën e sportit, edukimit, rekreacionit dhe shëndetit që besojnë se sporti dhe aktiviteti fizik janë mjete të fuqishme për të ndikuar pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien e çdo individi, për të krijuar ndryshime shoqërore si edhe përfitime domethënëse për komunitetin në përgjithësi.
Në punën tonë të përditshme ne udhëhiqemi nga disa prej vlerave kryesore të sportit dhe besojmë se këto vlera si: drejtësia, barazia, disiplina dhe respekti luajnë një rol të rëndësishëm për të zhvilluar aftësi thelbësore tek individët, për ti ndihmuar ata të bëhen qytetarë të përgjegjshëm si edhe për të krijuar një shoqëri gjithpërfshirëse.
Një shoqëri në të cilën njerëzit janë aktivë dhe të shëndetshëm është gjithashtu më efektive ekonomikisht. Individët e shëndetshëm funksionojnë më mirë, si në jetën e tyre sociale ashtu edhe në atë profesionale. Nga ana tjetër, pasiviteti fizik shoqërohet me humbjen e produktivitetit si edhe me kosto shëndetësore të konsiderueshme.
Sporti dhe rekreacioni janë një zgjidhje efektive për shumë prej çështjeve që afektojnë seriozisht komunitetet sot dhe ne jemi këtu për t’jau risjellë në vëmendje dhe për ti dhënë sportit dhe aktivitetit fizik vendin që ju takon në shoqëri.
Ne kemi eksperiencën dhe ekpertizën e nevojshme dhe jemi të gatshëm ta vemë atë në dispozicion për të ndihmuar edukimin e vazhdueshëm të komunitetit mbi rëndësinë e praktikimit të sportit dhe aktivitetit fizik për të mbajtur në kontroll shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Me anë të këtij manifesti, ne ftojmë të na bashkohet çdokush (Universitet sporti, shkolla, institute, OJQ, klube sportive, federata, organizatat ndërkombëtare, institucione publike, sipërmarrje private etj), që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe mendojnë se mund të japin një kontribut për të çuar përpara iniciativa domethënëse në rang kombëtar që promovojnë rëndësinë e sportit në përmirësimin e shëndetin fizik dhe mendor të komunitetit dhe në garantimin e edukimit të vazhduar për ta kthyer sportin, aktivitetin fizik dhe rekreacionin e shëndetshëm në mënyrë jetese.